KRAJLËT E SERBISË PUSHTUESE NË KOSOVË

25 tetor 2020 | 12:02

Ismet Sylejmani

Kosova, Krahina lavdimadhe e Atdheut dhe Kombit tonë, e cila padrejtësisht me viset e saja iu shkëput Shqipërisë Nënë dhe iu aneksua ish-Jugosllavisë, përkatësisht Republikave të ish-Jugosllavisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, është vendi më i veçantë i globit!

Krajlët serb simbole udhëheqësish antishqiptar, secili me i zi se tjetri, pasonjës besnik të Carëve e Mbretërve famëkqinjë serb por edhe të pasuar me besnikëri nga xhelatët e pas LDB-së si Rankoviq e Milosheviq, ishin super elita që ruante në nivele të larta, përpjekjet, zbatimin dhe jetësimin e elaborateve antishqiptare dhe luftën kundër popullit shqiptar të Kosovës dhe viseve të saja!

Në mes të Carëve e Mbretërve dhe Presidentëve e Kryeministrave serb ishin Krajlët serb, ata që e mbanin të ngulur fuqishëm hanxharin e flamurit të tyre në trupin dhe hartën e Kosovës dhe të viseve të saja!

Në mes të Carëve, Mbretërve e Krajlëve dhe të Presidentëve e Kryeministrave serb, xhelati Tito, ndau epokat, por ruajti vazhdimësinë e sundimit të tyre mbi Kosovën dhe viset e saja në ish-Jugosllavi!

Krajlët e Serbisë në Kosovë zbatuan të gjitha projektet, të gjitha elaboratet, të gjitha platformat serbe dhe të gjitha ëndrrat e tyre por dështuan me turp!

Për të kqiat mbi Kosovën, për tragjeditë e shkaktuara në Kosovë, për masakrat e bëra në Kosovë, për gjenocidin e shkaktuar në Kosovë, për shpërnguljet e shqiptarëve jo vetëm nga Kosova, për dhunën mbi shqiptarët jo vetëm në Kosovë por edhe në ish-Jugosllavi, për terrorin masiv në Kosovë, për shfarosjen masive e kolektive në Kosovë, për burgosjet e të rinjëve e të rejave, të grave e burrave, por edhe të pleqëve e plakave në Kosovë, për rrahjet në Kosovë, për torturat nëpër burgjet dhe kazamatet, por edhe kudo në ambientet e mbyllura e të hapura në sheshe e fusha, male e kodra në Kosovë, për gjakderdhjen e një populli të tërë në Kosovë, për segregacionin e pashembullt në Kosovë, për përçarjen në Kosovë, për deportimin total të popullit shqiptar të Kosovës, për luftën e armatosur të padrejtë në Kosovë, për agresionin ushtarak mbi Kosovën dhe popullin shqiptar, për antidemokracinë e për vargun e pafund të antivlerave njerëzore të zbatuara e të praktikuara në Kosovë, nga Serbia e Carëve, Mbretërve,Krajlëve dhe xhelatëve pushtues u bombardua nga aleanca euroatlantike NATO!

Gjaku i derdhur për liri, Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit, qendresa shekullore dhe lufta heroike e titanike e popullit shqiptar në ballë me finalen e madhe të UÇK-së kundër Serbisë pushtuese, aleanca e madhe e popullit tonë me SHBA e aleatët euroatlantik dhe bombardimi i Serbisë pushtuese në Serbi dhe caqeve të saja ushtarako-policore në Kosovë, përgjithmonë i qoi në koshin e plehrave të historisë, orekset antishqiptare të Krajlëve të Serbisë!

Krajlët e Serbisë pushtuese dështuan në Kosovë!

Prishtinë, 25 Tetor 2020!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donjeta Sadiku e ka fituar medaljen e argjendtë në turneun…