Donjeta Sadiku fitoi medaljen e argjendtë

25 tetor 2020 | 12:01

Donjeta Sadiku e ka fituar medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar të boksit ‘Balkan’, të mbajtur në Sofje të Bullgarisë.

Donjeta në finale u përballë me kampionen botërore, brazilianen Ferreira Beatriz, e cila ndodhet e para në renditjen botërore të AIBA-s, kategoria -60kg.

Donjeta edhe në finale shfaqi luftë të barabartë, duke treguar se është në formë të mirë para garave që vlejnë për pikë Olimpike.

Në finale drejtësinë e ndau gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Kosovës i bashkëngjitet Thirrjes Globale të Veprimit për…