Kosova i bashkëngjitet Thirrjes Globale të Veprimit për Fuqizim Ekonomik të Grave

25 tetor 2020 | 11:59

Republika e Kosovës i bashkëngjitet Thirrjes Globale të Veprimit për Fuqizim Ekonomik të Grave, një iniciativë e SHBA-ve, në përkrahje të avansimit të pjesëmarrjes së plotë dhe të lirë të grave në ekonomi, raporton “Epoka e re”.

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se me nënshkrimin e Deklaratës zyrtare të Thirrjes Globale të Veprimit për Fuqizim Ekonomik të Grave i është bashkuar homologëve nga shumë vende të botës për të riafirmuar rolin e rëndësishëm që kanë gratë për përparim shoqëror dhe zhvillim ekonomik.

“Përmes deklaratës nënvizohet fuqishëm rëndësia që ka mënjanimi i barrierave për pjesëmarrje të plotë dhe të lirë të grave në ekonomi si dhe afirmohet roli i Republikës së Kosovës në ndërtimin e konsensusit ndërkombëtar në avansimin e fuqizimit ekonomik të grave”.

“Përmes përkrahjes dhe bashkëngjitjes në këtë thirrje, Republika e Kosovës merr përsipër që të identifikojë dhe zhvillojë plane të brendshme për të avansuar me reforma ligjore, rregullative dhe në nivel të politikbërjes në fushat kryesore të cilat nxisin pjesëmarrjen e plotë dhe të lirë të grave në ekonomi, sigurimin e të drejtave pronësore dhe nxitjen e mundësive për të punuar në të njëjtat punë dhe sektorë sikurse dhe burrat”, ka thënë ministrja Haradinaj-Stublla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen arriti të fitonte me rezultatin e thellë 5-0…