Lewandowski regjistron edhe një rekord në Bundesliga

25 tetor 2020 | 11:54

Bayern Munchen arriti të fitonte me rezultatin e thellë 5-0 ditën e djeshme në përballjen kundër Eintracht Frankfurt, duke siguruar kështu tre pikët e radhës.

Të besuarit e Hans Flick dominuan në “Allianz Arena”, ku dhe një herë tjetër ishte Robert Lewandowski protagonisti kryesor.

Bomberi polak arriti të shënojë tre gola në sfidën e djeshme, duke qenë sërish vendimtar për bavarezët. Leva realizoi tre golat e parë të ndeshjes dhe mbylli praktikisht sfidën që në minutën e 60-të, kur kompletoi tripletën e tij.

32-vjeçari falë golave kundër Frankurtit vendosi një tjetër rekord në Bundesliga. Kapiteni i kombëtares polake shënoi golin e tij të dhjetë në kampionat vetëm pas pesë ndeshjesh të realizuara. Madje ai nuk ka luajtur në njërin prej ndeshjeve, që do të thotë që ka shënuar 10 gola në vetëm 4 ndeshje. Një makineri e vërtetë golash!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të…