Krasniqi: Alarmuese, kemi nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë

13 qershor 2023 | 21:33

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka cilësuar alarmuese anulimin e takimit të dy qeverive Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se Kosova ka nevojë për Shqipërinë.

“Në kohën kur të gjithë aleatët perëndimorë janë të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, ne kemi nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë“, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”. Rama ka thënë se nuk janë kushtet për një takim të formatit të planifikuar. Ai ka treguar se i ka kërkuar Kurtit takim në format më të ngushtë, poqë Kurti nuk ka pranuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar mbi zhvillimet e…