
Krasniqi: Atë që e kanë bërë Hashimi dhe Kadriu gjatë luftës, në histori të luftërave mund ta shohim vetëm në kohën e Aleksandërit të Madh (video)
Dardan Krasniqi, ish-ushtar i UÇK-së, ka folur për gjykimin e ish-krerëve të luftës në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ai në “T7” ka folur për kontributin e UÇK-së, veçanërisht të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të Kadri Veselit.
“Unë e kam thënë edhe në debate të tjera, edhe në biseda me njerëz nga mërgata që kanë qenë larg Kosovës, por me informacione të sakta, me krenari e them se atë që e ka bërë Hashimi e Kadriu gjatë luftës, në histori të luftërave mund ta shohim vetëm në kohën e Aleksandërit të Madh ose legjendave të tjera”, ka thënë ai.
Më tutje, ai ka thënë se këto po i flet si dëshmi të asaj çfarë ka parë e përjetuar prej afër si ish-ushtar i UÇK-së.
“Kjo është një e vërtetë që e kam përjetuar nga afër. Kam qenë pranë tyre, i kam parë me sytë e mi veprimet e tyre. Po flas për dy personalitete që në atë kohë kishin vetëm 30 vjet, qoftë qëndrimi, qoftë gjuha politike, qoftë diskursi kanë qenë mbresëlënëse. Përveç sakrificës së familjes Jashari, pikërisht këta dy persona dhe këto qëndrime ishin ndër faktorët që njerëzit iu bashkuan luftës”, ka thënë Krasniqi.