Rubin: Nuk kisha dijeni për publikimin e emrave të UÇK-së në gusht të vitit 1998

15 shtator 2025 | 16:11

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin është pyetur nga një prokuror nëse ishte i informuar për publikimin e emrave të përfaqësuesve politikë të UÇK-së gjatë gushtit 1998, duke përfshirë Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, Bardhyl Mahmutin dhe Sokol Bashotën.

Rubin u është përgjigjur se nuk kishte qenë në dijeni për këtë dokument në atë kohë.

Më pas, prokurori e ka pyetur nëse kishte dijeni për takimin mes Shaun Byrnes, i cili udhëhoqi Misionin Diplomatik të ShBA-së për Kosovën dhe përfaqësuesve të UÇK-së më 1998.

“Me aq sa më kujtohet, nuk e kam njohur Hashim Thaçin para Konferencës së Rambujesë, më 1999”, ka thënë Rubin, duke shtuar se “kanë kaluar 27 vjet nga ajo kohë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dardan Krasniqi, ish-ushtar i UÇK-së, ka folur për gjykimin e…