Krasniqi e Ajeti në formacionin e javës në Rumani

20 shkurt 2024 | 13:31

Federata e Futbollit e Rumanisë ka bërë publike formacionin më të mirë të xhiros së 26-të. Pjesë e këtij formacioni janë dyshja shqiptare Ermal Krasniqi e Arlind Ajeti.

Krasniqi pati super paraqitje për skuadrën e tij të Rapid Bukureshtit në fitoren ndaj Hermannstadt me rezultatin 2-0. Futbollisti kosovar realizoi gol dhe dha një asistim në këtë ndeshje. Kjo paraqitje e tij ka bërë që ai të zë vend në formacionin e javës.

E aty gjendet edhe futbollisti tjetër shqiptar, Arlind Ajeti, i cili paraqitet për Clujin. Ajeti me Clujin arritën fitore në udhëtim te Craiovas me rezultatin 1-3. Përfaqësuesi i Kombëtares shqiptare nuk shënoi, por pati paraqitje tejet të mirë në fazën e mbrojtjes. 11-shen më të mirë e dominon ekipi i Dinamo Bukureshtit me tre futbollistë, derisa nga dy përfaqësues kanë Cluji dhe Arad.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së dhe ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj ka…