Krasniqi e ambasadori i Austrisë diskutojnë për proceset e integrimeve

16 gusht 2021 | 15:08

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur sot ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Austria vazhdon të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat e zhvillimit dhe në rrugën e integrimeve euro atlantike. Në takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, diskutuam për miqësinë historike të dy popujve tanë si dhe përkrahjen për fuqizimin e shtetit të Kosovës. Po ashtu, u dakorduam se bashkëpunimi ynë edhe mund të thellohet edhe të begatohet me përmbajtje të reja, me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, duket se po kalon pushimet në…