Krasniqi fton diasporën të regjistrohen për zgjedhjet e 28 dhjetorit

01 dhjetor 2025 | 14:16

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Në një postim të publikuar në “Facebook”, Krasniqi k shkruar se roli i diasporës ka qenë gjithmonë i pazëvendësueshëm dhe mbetet i tillë edhe sot.

Ai ka ftuar qytetarët që të regjistrohen deri më 6 dhjetor në faqen zyrtare: diaspora.kqz-ks.org.

“E ju që do të jeni fizikisht mes nesh, ju mirëpresim krahëhapur dhe me zemrat plot. Le ta bëjmë 28 dhjetorin ditë të bashkimit dhe të fitores sonë”, ka shkruar Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në mbledhjen e 4-të, të jashtëzakonshme të Këshillit të…