
Krasniqi: James Rubini rrezoi përtokë pretendimet e prokurorisë
Profesori Milazim Krasniqi, ka vlerësuar lartë dëshminë e ish-diplomatit amerikan James Rubin.
Ai ka bërë me dije se dëshmia e Rubinit ka rrezuar pretendimet e prokurorisë.
Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se Rubin beri që dëshmitë e mëhershme të duken të rreme.
“Dëshmia spektakulare e Xhejms Rubinit në Gjykatën Speciale, rrezoi përtokë pretendimet e prokurorisë, i bëri të duken të mjera dhe të rreme dëshmitë e mëhershme dhe e qartësoi rolin historik dhe pafajësinë e Hashim Thacit. Sigurisht edhe pafajësinë e Jakupit, Kadriut e Rexhepit. Por kjo dëshmi na dha mundësinë edhe ne si shoqëri e si komb që të rishikojmë qëndrimin tonë jokritik ndaj ngjarjeve historike, pra, që ta shkruajmë historinë ashtu si ka ndodhë e jo si ka mundur te ndodhte, gjë qe e ka vulosur Aristoteli, kur ka bere dallimin ndërmjet historisë e poezisë. Të ne me të shumtën historia ende prezantohet e vlerësohet me konceptet e natyrën e poezisë. Rubini na ndihmoi prapë, si në vitin vendimtar 1999. Por edhe na këshilloi, me mirësinë e tij prej misionari”, ka shkruar Krasniqi.