Krasniqi krenohet me bashkëshorten pasi u shpërblye me çmimin ‘Pjetër Bogdani’

14 mars 2023 | 16:20

Meliza Krasniqi, bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, të martën është shpërblyer me Çmimin Kombëtar “Pjetër Bogdani” për përkthimin më të mirë të vitit 2022, për veprën “Arti i fiksionit” të autorit David Lodge.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në “Facebook” ka thënë se ndihet krenar për bashkëshorten e vet.

“Profesioniste e përkushtuar, nënë shembullore dhe bashkëshorte përkrahëse – kjo është Meliza.  Krenohem me ty!”, ka shkruar Krasniqi, krahas fotografisë së bashkëshortes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Republikës Turqisë në Prishtinë, Tunç Angili, ka vizituar…