Krasniqi kujton 15 vjetorin e lirimit të Fatmir Limajt nga Haga

30 nëntor 13:32

Ishte 30 nëntori i vitit 2005, ku shumë qytetarë të Kosovës e festuan vendimin për lirimin e Fatmir Limajt, pasi Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kishte kumtuar pafajësinë e tij nga akuzat me të cilat ishte përballur gjatë asaj kohe.

Ndërsa, sot, 15 vjetorin e lirimit të Limajt nga Haga e ka kujtuar edhe një ndër bashkëpunëtorët e tij të afërt në jetën politike, Mevludin Krasniqi, i cili përmes një statusi në profilin e tij në Fb, ka thënë se, 15 vite më parë Kosova e fitoj betejën e parë të Drejtësisë për Lirinë, dhe do ta fitoj përsëri.


Ky është postimi i plotë i Krasniqit:

“Sot 15 vjet më parë, Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Hagës.

Atë ditë, Kosova e fitoj betejën e parë të Drejtësisë për Lirinë, dhe do të fitoj përsëri!

Liria ka emër. UÇK.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i njohur, Sardi Strugaj, ka komentuar sot thashethemet që…