
Krasniqi lajmërohet pas arrestimit nga policia: Për veriun 11 milionë euro, për UÇK-në dosje
07 maj 2021
| 16:38
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, është lajmëruar pasi është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ai në llogarinë e vet në Facebook” ka publikuar një fotografi nga momenti i arrestimit të tij, derisa ka shkruar për pagesën e rrymës në veri dhe UÇK-në.
“Për veriun 11 milionë. Për UÇK-në dosje, e për kundërshtarët politikë arrestime brutale. Qeveri e pabarazisë dhe autoritarizmit”, ka shkruar Krasniqi.