Krasniqi: Me Kurtin kryeministër kemi vetëm telashe e kriza

02 qershor 2023 | 11:07

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi tha se me Albin Kurtin në Qeveri, Kosova ka vetëm telashe e kriza.

Madje sipas tij, vendi po kalon nga kriza në krizë e krejt kjo si pasojë e politikës së gabuar të Kurtit.

Ai ka theksuar se më këto veprime nuk vazhdohet dhe se pas përjashtimit  nga ushtrimi i NATO-s, Kosova është më pak sovrane.

“Veprimet që kanë filluar që nga java e kaluar, kanë qenë në kundërshtim me gjitha diskutime dhe rekomandimet që Qeveria i ka pasur me partnerët ndërkombëtar. Kjo nuk është kriza e parë, ne jetojmë nga kriza në krizë. Albin Kurti si kryeministër kemi vetëm telashe e vetëm kriza”.

“Nuk funksionon kjo situatë kështu. Ndëshkimet për Kosovën janë shqetësim për çdo qytetarë, nuk jemi më sovran kur na përjashton NATO nga stërvitja. Ne jemi më pak sovran”, ka thënë Krasniqi. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është gjetur pa shenja jete një person në një shtëpi…