Krasniqi: Minatorët e Trepçës kanë përjetuar mungesën e trajtimit adekuat

18 janar 2024 | 10:13

12 minator të Minierës së Stantërgut janë lënduar si pasojë e rrjedhjes së acidit sulfurik, të cilët kanë marrë edhe trajtim mjekësor.

Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar përmes rrjetit social Facebook.

Ai ka thënë se duhet që të zhvillohet një hetim i plotë dhe i pavarur për të identifikuar shkaqet dhe përgjegjësitë në këtë ngjarje e cila ka mundur të përfundoj me fatalitet.

Deri sa ka uruar minatorët për shërim të shpejtë, ai e ka fajësuar Qeverinë aktuale pasi që minatorët nuk po trajtohen si duhet ndonëse po kërkojnë vazhdimisht trajtim adekuat.

“Përkundër kërkesave të vazhdueshme ndaj Qeverisë aktuale, minatorët e Trepçës kanë përjetuar mungesën e trajtimit adekuat”, ka shkruar Memli Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të…