Krasniqi në 3-vjetorin e qeverisë Kurti: Tri vjet mashtrim dhe degradim (video)

22 mars 2024 | 13:12

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka akuzuar për mashtrim dhe degradim qeverinë Kurti në trevjetorin e emërimit të saj.

Krasniqi ka postuar një video-material  në “Facebook” përmes së cilës ka përmbledhur “disa nga aferat dhe skandalet e qeverisë Kurti 2 në këto tre vjet”.

Krasniqi ka thënë se, mbi të gjitha, këto tre vjet kanë shpërfaqur natyrën mashtruese të kryeministrit Kurti dhe kabinetit të tij, “duke u sjell shumë dëme shtetit dhe qytetarëve”.

“Tri vjet degradim – korrupsion – nepotizëm. Tri vjet keqqeverisje – izolim – frikë. Tri vjet mashtrim!”, ka shkruar Krasniqi në mbishkrimin e videos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po qëndron në Izrael…