Krasniqi në Kongresin Amerikan: Koordinimi me ShBA-në është i domosdoshëm

31 janar 2023 | 16:14

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Në ditën e parë të kësaj vizite, Krasniqi ka marrë pjesë në forumin e organizuar nga disa kongresistë amerikanë, lidhur me agresionin rusë në Ukrainë dhe ndikimin e Kinës në Evropë.

Me këtë rast, Krasniqi ka thënë se bashkëpunimi i mirëfilltë rajonal dhe koordinimi me ShBA-në është i domosdoshëm për ruajtjen e sigurisë.

“Sot, vizitën time zyrtare në ShBA e fillova në Kongresin Amerikan, ku mora pjesë në forumin e organizuar nga kongresmenët Robert B. Aderholt dhe Pete Sessions, nën moderimin e Fatmir Mediut, me temë ‘Si t’i kundërpërgjigjemi agresionit rus në Ukrainë dhe ndikimit dashakeq të Kinës në Evropë’. Në prezencë të shumë kongresmenëve amerikanë, me zyrtarë nga të gjitha shtetet e rajonit, por edhe nga Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia, shtetet baltike dhe të tjera që janë nën kërcënimin direkt rus, diskutuam për qëndrimet tona në lidhje me zhvillimet aktuale gjeopolitike. Bashkëpunimi i mirëfilltë rajonal dhe mbarë-evropian, politik e ushtarak, në koordinim të plotë me ShBA-të është i domosdoshëm për ruajtjen e sigurisë në vendet tona dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, e…