Krasniqi: Opozita po bojkoton proceset e rëndësishme të Kosovës

04 shtator 2018 | 21:12

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka akuzuar partitë opozitare se nuk po e duan të mirën e vendit.

“Si koalicion qeverisës na vjen shumë keq që opozita edhe sot e konfirmoi bojkotin ndaj procesit më të rëndësishëm që ka Kosova. 10-15 deputetë të LDK-së defiluan, ndoshta kanë menduar që munden me i marrë meditjet, qysh kanë bërë herën e kaluar”, ka deklaruar Krasniqi pas kthimit të LDK-së në seancë pasi u shty ajo për të mërkurën në ora 14:00.

Ai gjithashtu komentoi mbi idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën.

“Mund ta interpretoni që është antikushtetuese që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, por s’ka shqiptarë që se do Luginën në Kosovë. Kush na ndalë që mos me kërku. Nëse e kërkojmë në tavolinë të bisedimeve këtë, nuk dmth domosdoshmërisht që ka me u bashku. Këta njerëz që s’besojnë që mundet me ndodhë kjo, s’kanë besu as që lirohet Kosova”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga…