Krasniqi: Opozita po synon të sjellë ‘mjegull’ për Telekomin

14 maj 2019 | 12:40

Shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, në seancën që po diskutohet për Telekomin e Kosovës, ka thënë opozita ka thirr seancë vetëm për me sjellë “mjegull”.

Sipas tij opozita nuk po ka tema për të mbajtur veten aktive dhe po e paraqet me qëllim Telekomin në rrezik falimentimi.

Krasniqi ka thënë se është një komision hetimor që po merret me çështjen e Telekomit dhe se opozita e ka thirrur seancën vetëm për të sjellë mjegull me qëllim.

“Kjo seancë është farsë. Tema nuk ju intereson hiq. Edhe dje ju kam thënë. Mos mashtroni se nuk fund të fundit nuk mundeni më i mashtruar krejt”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot…