Krasniqi: Opozita suksesin e ka arritur me faktin që Kurti është eliminuar

04 nëntor 2025 | 16:19

Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar se ajo pjesë e opozitës që ka qenë e gatshme ta votonte Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit kryeparlamentar, do të duhej ta shqyrtonin mundësinë që të dytin e Vetëvendosjes ta votojnë edhe për kryeministër.

Ai ka thënë se opozita suksesin e ka arritur me vetë faktin që Albin Kurtin e ka eliminuar.

Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se qeveria e Konjufcës do të mund të ishte qeveri e pakicës.

“Ajo pjesë e opozitës që kanë qenë të gatshëm ta votonin Glauk Konjufcën për kryeparlamentar, do të duhej ta shqyrtonin mundësinë e ta votojnë Glaukun si kryeministër. Opozita suksesin e ka arritur me vetë faktin që Kurti është eliminuar. qeveria e Konjufcës do të mund të ishte qeveri e pakicës dhe të jetë në fuqi deri në prill 2026. Edhe brenda LV-së do të mund të fillonin rirreshtime e fërkime”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës pezulloi hetimin kundër ish-presidentit të…