Krasniqi: Para zgjedhjeve Kosovës i duhet qetësi, jo shok-bomba

13 tetor 2021 | 12:08

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka reaguar për aksionet e policisë në veri.

Ai ka bërë me dije se Kosovës i duhet qetësi e paqe tri ditë para zgjedhjeve lokale, e jo shok-bomba e protesta të dhunshme.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto aksione të policisë kanë  nxitur edhe më shumë homogjenizimin e serbëve për zgjedhjet e së dielës.

“Kosovës i duhet qetësi e paqe tri ditë para zgjedhjeve lokale, e jo shok-bomba e protesta të dhunshme. Kontrabanda në veri nuk ka filluar sot, ajo nuk është ndalë kurrë. Ka mundur të pritej e hëna, për veprime adekuate. Kështu, është nxitur edhe më shumë homogjenizimi i serbëve për zgjedhjet e së dielës. Është rritur mundësia e ndërhyrjes edhe më të madhe të Serbisë në veri. Vërtet, nuk arrij ta kuptoj këtë politikë të qeverisë Kurti 2, e cila shkon në dëm të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bota e animacionit ka humbur një legjendë, pinoeren Ruthie Tompson…