Krasniqi paralajmëron ndarjen e 3 milionë eurove për ndërtimin e shtëpive në veri

01 shkurt 2024 | 14:48

Ministri i Administrimit dhe  Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se shumë shpejt do të hapet thirrja e re në vlerë prej 3 milionë euro për ndërtimin e shtëpive të reja në veri të vendit.

Krasniqi ka thënë se të gjithë në veri do të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Të gjithë do të kthehen në shtëpitë e tyre sepse kjo është e drejtë elementare dhe këtë do ta garantojë Qeveria e Republikës së Kosovës. Shumë shpejtë do të hapim thirrjen e re në vlerë prej 3 milionë euro për ndërtimin e shtëpive të reja. Kërcënimet nuk na trembin”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata e sigurisë në Kosovë dhe kërcënimet e vazhdueshme të…