Krasniqi: PDK-së i duhet mobilizim më i madh – takime me strukturat në Lausanne dhe Gjenevë

19 prill 2026 | 22:30

Në kuadër të vazhdës së takimeve me nëndegët, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Degës së PDK-së në Zvicër, Adhurim Krasniqi, ka zhvilluar vizita me strukturat e partisë në Lausanne dhe Gjenevë.

Ai ka theksuar se, ndonëse bëhej fjalë për ditë vikendi, përkushtimi dhe gatishmëria e anëtarëve kanë qenë në nivel të lartë, duke dëshmuar vullnet të madh për angazhim dhe organizim.

Sipas Krasniqit, takimet janë karakterizuar nga diskutime të hapura, ku janë ngritur shqetësime të përbashkëta. Në fokus të bisedave ka qenë epilogu i gjykimit të liderëve të PDK-së në Hagë, si dhe gjendja politike në Kosovë, të cilën ai e ka cilësuar si jo të mirë, duke përmendur edhe keqqeverisjen si sfidë aktuale.

“Këto janë sfida që na obligojnë të jemi më të bashkuar, më të organizuar dhe më të vendosur”, është shprehur ai.

Krasniqi ka vlerësuar se Partia Demokratike e Kosovës i duhet vendit më shumë se kurrë dhe se vetëm përmes angazhimit të përbashkët, forcimit të strukturave dhe mobilizimit të anëtarësisë mund të konsolidohet si alternativë politike.

Në cilësinë e ushtruesit të detyrës, ai ka falënderuar kryesitë përkatëse për punën dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në kuadër të strukturave të PDK-së në Zvicër, duke e cilësuar këtë angazhim si frymëzim për punë të mëtejshme.

Në fund, Krasniqi ka bërë thirrje për vazhdimin e angazhimit të përbashkët, me besim dhe vendosmëri për një të ardhme më të mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti bullgar Radev është gati të fitojë zgjedhjet parlamentare. Ai…