Krasniqi për deputetët e VV-së: Janë mashtrues, kanë shtëpia në Norvegji e Margiona Hill

28 qershor 2021 | 23:03

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar pas deklarimit të pasurisë së deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thumbuar kryeministrin Kurti i cili ka deklaruar një apartament në Norvegji në vlerë prej 400 mijë eurosh në pronësi të bashkëshortes.

Tutje ai i ka quajtur mashtrues deputetët e Vetëvendosjes duke thënë se nuk besojnë te barazia.

“Ata kanë xhipa, ne kemi trotuare!- Ata kanë nga 2 banesa në Marigona Hill, ne jetojmë me qira!- Ata kanë shtëpia në Norvegji dhe 500m2 banesë në Kosovë, ne ende jetojmë në 60m2!- Ata kanë truproja, ne jemi aktivistë e aktiviste!Ata janë mashtrues dhe nuk besojnë te barazia”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Raportuesen…