
Krasniqi: Për klubet e Kosovës nuk e ndërroj Ballkanin
06 qershor 2021
| 14:07
Pavarësisht ofertave të shumta në drejtim të Ermal Krasniqit, ai vendosi t’i mbetet besnik skuadrës së Ballkanit.
Krasniqi me Ballkanin e ka rinovuar kontratën deri 2023.
“Duke besuar në projektin e FC Ballkanit gjatë viteve të fundit dhe korrektësinë e shfaqur deri me tani ndaj meje si lojtar profesionist për asnjë çast nuk pata dilemë për të vazhduar me klubin e zemrës. Për Kosovë nuk e ndërroj klubin FC Ballkani për asnjë klub tjetër, ndërsa për oferta nga klubet jashtë vendit jemi të hapur gjithmonë”, ka thënë Krasniqi.
/Epoka e re/