Krasniqi për protestën e veteranëve: S’kam për qëllim të përcaktohem nëse kanë apo jo të drejtë

16 qershor 2022 | 14:22

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gani Krasniqi, ka marrë fjalën sot gjatë seancës në Kuvend.

Ai ka thënë se udhëheqja e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së e ka pranuar se kjo organizatë të politizohet.

“Nuk kam për qëllim të përcaktohem nëse kanë apo jo të drejtë, por është udhëheqja e organizatës së veteranëve të UÇK-së, ajo që ka pranuar që kjo organizatë të politizohet. Jo nuk është përgjegjësia e të gjithë veteranëve. Nëse kjo organizatë nuk do të ishte politizuar nga ato parti që u thirrshin si parti të luftës në themelimin e tyre kjo organizatë do të kishte qenë opozita kryesore e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Dhe, kështu i ka hije veteranëve dhe organizatave që përfaqësojnë këto kategori jo të ndjeshme, por kategori që janë krenaria e këtij populli. Sikur të ishte kjo organizatë në nivelin e tyre, nuk do të kishim bërë faljen e tokave Malit të Zi, Zajdenicën, Gjykatën Speciale, e shumë gjëra tjera”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Lopez dhe Marc Anthony kanë qenë një ndër çiftet…