Krasniqi përkujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën: Zemra u rrahte vetëm për atdhe

11 janar 2024 | 13:35

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në 40-vjetorin e rënies për liri i ka kujtuar dëshmorët Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.

Krasniqi ka thënë se Mala dhe Berisha kanë frymëzuar breza të tërë për liri dhe pavarësi.

“4 dekada pa veprimtarët e lëvizjes kombëtare, Rexhep Mala e Nuhi Berisha!  Ata ishin ndër trimat patriotë që, nëpër dekadat e përpjekjeve të popullit të Kosovës për çlirim, zemra u rrahte vetëm për atdhe. Në historinë e lavdisë së Kosovës, që të dy zënë vend në piedestal.  Si intelektualë, veprimtarë e organizatorë të aktiviteteve kundër pushtuesit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha frymëzuan breza të tërë të të rinjve e të rejave në luftën për liri.  Përjetësisht mirënjohës për veprën dhe sakrificën e tyre. Lavdi!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi, ka njoftuar…