Krasniqi: Prej nesër deri të hënën mund të shpallen kandidaturat për kryetar të PDK, preferenca ime është Bedri Hamza

12 nëntor 2025 | 22:11

Pasi Memli Krasniqi dha dorëheqje nga kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, është ngritur pikëpyetja se kush do të jetë pasues i tij.

Në një intervistë në “Rubikon” Krasniqi foli pikërisht për këtë.

Ai thotë se preferencë e tij për kryetar të PDK-së, është Bedri Hamza, ish-kryetar i Mitrovicës.

“Prej nesër e deri të hënën, kandidaturat janë të hapura, secili që i plotëson kriteret statutare ka të drejtë të garojë, por preferencë e imja është zotëri Bedri Hamza”, u shpreh Krasniqi.

Ai shton se përderisa Hamzëz i kishte besuar për të udhëhequr vendin, i beson edhe për drejtimin e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Memli Krasniqi ka hequr dorë nga drejtimi i Partisë Demokratike…