Krasniqi pret lejen e FIFA-s për ta përfaqësuar Malajzinë

06 dhjetor 2019 | 12:48

Futbollisti nga Kosova, Liridon Krasniqi, është në pritje të lejes për ta përfaqësuar Malajzinë.

Mesfushori i lindur në Viti, që më parë e ka përfaqësuar Shqipërinë në grupmoshat U-21 dhe është paraqitur në tri ndeshje miqësore me Kosovën, është ambientuar mjaft mirë në futbollin aziatik. Që prej muajit maj Krasniqi është futbollist i lirë, megjithatë më parë ai ka luajtur te dy klubet nga Malajzia, Kedah dhe Melaka United.

Kombëtarja e Malajzisë ka treguar interesim për ta angazhuar Krasniqin, por FIFA ende nuk ka dhënë ndonjë leje. Presidenti i Federatës së Futbollit të Malajzisë, Yusoff Mahadi, ka bërë me dije se Krasniqi është duke e pritur lejen nga FIFA. “Sa i përket Liridon Krasniqit, ne jemi ende duke pritur leje nga FIFA”, ka thënë Mahadi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humbja nga Liverpooli i ka kushtuar me shkarkim trajnerit të…