
Krasniqi pret në takim Ilir Metën, e falënderon për miratimin e rezolutës kundër Martyt
22 korrik 2022
| 16:31
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili po qëndron në Kosovë në prag të përfundimit të mandatit të tij si president.
Memli Krasniqi e ka falënderuar presidentin Meta për miratimin e rezolutës kundër raportit të Dick Martyt për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë e Shqipëri nga ish-krerët e UÇK-së.
“Falënderojmë edhe miratimin e rezolutës në Parlamentin e Shqipërisë me unanimitet të lartë për një çështje të ndjeshme për ne që kishte të bënte për bazueshmërinë e raportit të Dick Martyt. Pas një procesi të gjatë është verifikuar që pretendimet për trafikim organesh kanë qenë shpifje”, ka thënë Krasniqi.