Burim Zekiqi përforcon KB Vëllaznimi
22 korrik 2022
| 16:22
Basketbollisti Burim Zekiqi e ka përforcuar KB Vëllaznimin nga Gjakova. Basketbollisti luan në pozitën numër katër, kurse ishte pjesë e Trepçës dhe Pejës.
“Basketbollisti nga Mitrovica, i gjatë 200 cm, luan në pozitën katër. Burim Zekiqi shumicën e karrierës e kaloi te KB Trepça, por ishte pjesë edhe e KB Peja. Armë të fortë e ka gjuajtjen për tri pikë dhe pritet të jetë një ndihmë e madhe për ekipin”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi.



