Krasniqi pritet të nis një vizitë zyrtare në Washington e Bruksel

02 nëntor 2022 | 15:01

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi pritet që gjatë javës së ardhshme të udhëtoj për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç mëson Telegrafi nga burimet, lideri i opozitës do jetë për vizitë në Washington dhe gjithashtu edhe disa ditë në kryeqendrën evropiane – Bruksel.

Krasniqi pritet që gjatë këtyre vizitave të zhvilloj takime me zyrtarë të lartë amerikan dhe evropian.

Telegrafi mëson se Krasniqi do të pritet në takime në Departamentin e Shtetit në SHBA, e gjithashtu do të takojë edhe zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Gjatë qëndrimit në Washington, lideri i PDK-së do të pritet edhe ne Kongres, në takime të ndara në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Krasniqi do të ketë takime edhe në disa prej instituteve dhe think-tanks kryesore amerikane.

Telegrafi ka mësuar po ashtu se kreu i PDK-së do të zhvillojë takime edhe me personalitete të njohura, të lidhura me zhvillimet politike në Ballkan, gjatë dy dekadave të fundit.

Kurse gjatë qëndrimit në Bruksel, Krasniqi do të zhvillojë takime në Parlamentin Evropian dhe në Shërbimin për Veprim të Jashtëm Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Shqipërisë, Armando Broja është synim i dy skuadrave…