Krasniqi: Propozimet po mbahen të fshehta deri në seancë, sikur të ishin vezë “Kinder Surprise”

24 gusht 2025 | 18:26

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar ndaj mënyrës se si po zhvillohet procesi i zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Në një postim në Facebook, ai theksoi se partitë politike që kanë nevojë për mbështetje nga subjektet e tjera duhet të jenë transparente me propozimet e tyre. Sipas tij, kandidaturat nuk duhet të paraqiten vetëm në seancë, por të publikohen më herët për të mundësuar konsultime.

Krasniqi përdori edhe një krahasim ironik, duke thënë se propozimet po sillen sikur “Kinder Surprise”, të fshehura deri në momentin e fundit.

Ai shtoi se mosvotimi i opozitës i jep hapësirë Lëvizjes Vetëvendosje që të paraqitet si forca që po përpiqet të konstituojë Kuvendin, ndërsa opozita shihet si bllokuese e procesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka folur…