Krasniqi publikon videon ku pretendon se Kurti i hoqi vijat e kuqe për PDK-në (Video)

23 dhjetor 2018 | 21:57

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi ka publikuar një video nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje të vitit 2016, ku lideri i tanishëm i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk e mohonte mundësinë e një koalicioni zgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës.

Në videon të cilën Krasniqi e ka publikuar në “Facebook”, në të cilën janë shfaqur disa pjesë të deklarimit të Kurtit lidhur me qëndrimin e Vetëvendosjes karshi PDK-së dhe LDK-së, Kurti e lë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me të dyja këto parti.

“Për mu LDK dhe PDK nuk është qysh po shtrohen si fakte njëherë e përgjithmonë. Ato i kanë karakteristikat e veta. Këto PDK dhe LDK i kanë katër komponent për brenda disa prej tyre nuk ndryshojnë, por disa ndryshojnë. Disa nuk i kanë si para një viti. Unë nuk jam i sigurt që pas 1 viti udhëheqja, madhësia dhe pozita e tyre mund të mos ndryshojë. Unë besoj se nëse ne marrim një vendim a po shkojmë me PDK-në apo LDK-në do të kishte rëndësi në veprimet praktike që i marrim sot”, thoshte Kurti.

Kurti po ashtu,  shprehet se është i vetëdijshëm që PDK “e ka kapur shtetin”. “Mendoj që kjo punë është shumë më fluide, dikush të bëj analizë shumë më konkrete edhe PDK-së edhe LDK-së, sondazheve të tyre. Vendimi jonë e do njëfarë analize paraprake. Kur themi PDK cili është përfytyrimi jonë, janë disa emra të përveçëm. Nuk mund të them qeshtu po ja bojmë. Nuk jam për me marrë njëfarë vendimi. E di që PDK-ja e ka kap shtetin, dhe pozita e saj është tejet e rëndësishme”, ishte shprehur Kurti.

 

Postimi i plotë i Krasniqit në rrjetin social “Facebook”:

VIDEO NGA KËSHILLI I PËRGJITHSHËM I VV, VITI 2016. ALBIN KURTI REFUZON QË VV TË KETË VIJA TË KUQE PËR PDK.

Ne gjithmonë kemi pasur vija të kuqe ndaj PDK-së. Do të kemi edhe më tutje, dhe koha do ta dëshmojë këtë. Albin Kurti as nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë. Veç mos i ardhtë rasti se keni me u çuditë qysh ka me u arsyetu që “PDK tash ka ndryshuar, nuk është e njëjta, etj.”, ashtu siç përpiqet me arsyetu në këtë video.

Merruni me veten sepse askush nuk është duke ju kuptu qysh mundet një subjekt “kaq serioz” me u marrë 90% të kohës me një subjekt “të vogël” e “joserioz”.

I keni lodhë qytetarët tu shpifë, tu akuzu, tu qitë fall e tu vajtu. Ndaluni ma e mos na detyroni me ua shpërfaqë fytyrën e vërtetë. Mos te banalizojmë çdo debat, sepse nëse vazhdoni kështu, duhet t’i publikojmë të gjitha faktet e mbledhjeve që kanë të bëjnë me ndarjen tonë.

VIDEO NGA KËSHILLI I PËRGJITHSHËM I VV, VITI 2016. ALBIN KURTI REFUZON QË VV TË KETË VIJA TË KUQE PËR PDK.Ne gjithmonë kemi pasur vija të kuqe ndaj PDK-së. Do të kemi edhe më tutje, dhe koha do ta dëshmojë këtë. Albin Kurti as nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë. Veç mos i ardhtë rasti se keni me u çuditë qysh ka me u arsyetu që "PDK tash ka ndryshuar, nuk është e njëjta, etj.", ashtu siç përpiqet me arsyetu në këtë video.Merruni me veten sepse askush nuk është duke ju kuptu qysh mundet një subjekt "kaq serioz" me u marrë 90% të kohës me një subjekt "të vogël" e "joserioz".I keni lodhë qytetarët tu shpifë, tu akuzu, tu qitë fall e tu vajtu. Ndaluni ma e mos na detyroni me ua shpërfaqë fytyrën e vërtetë. Mos te banalizojmë çdo debat, sepse nëse vazhdoni kështu, duhet t'i publikojmë të gjitha faktet e mbledhjeve që kanë të bëjnë me ndarjen tonë.

Gepostet von Frashër Krasniqi am Sonntag, 23. Dezember 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pak ditë kanë mbetur deri në festat e fundvitit,…