Krasniqi rikthehet te Prishtina, emërohet trajner i grupmoshave U19
Trajneri Leotrim Krasniqi është rikthyer te skuadra e FC Prishtinës. Krasniqi është emëruar trajner i grupmoshave U17 të FC Prishtinës.
I njëjti ka drejtuar Besën e Pejës edicionin e kaluar, derisa tani është angazhuar te klubi më i trofeshëm kosovar.
Këtë e ka komunikuar edhe vetë skuadra kryeqytetase, teksa ka theksuar se pas arriti të shkaktoj një senzacion në futbollin tonë, është rikthyer sërish te Prishtina.
Njoftimi i plotë i Prishtinës:
Rikthehet tek Prishtina pas përvojës të jashtëzakonshme tek klubi i futbollit Besa Pejë, i cili me një grup të futbollistëvetejet të rinj në moshë arriti të shkaktoj senzacion në futbollin tonë, me rezultatet dhe lojën e bukur të shfaqur përgjatë tërë kampionatit.
Trajneri karizmatik Krasniqi njihet për karakterin e tij të fortë, lojë të bukur për sy dhe për disiplinë të jashtëzakonshme të grupit.
Krasniqi përveç që udhëhoqi FC Besa Pejë (Seniorët dhe Juniorët në 2020/2021), më heret ishte trajner në Shkollën tonë të futbollit F.C Prishtina si dhe tek SHF Shqiponjat.
Shkolla e futbollit FC Prishtina sigurisht se ditëve në vijim do të vie me inovacione dhe koncept të ri të funksionimit tek të gjitha kategoritë.



