Krasniqi: S’duhet të këtë zgjedhje, mandati i institucioneve të respektohet deri në fund

07 prill 2018 | 18:11

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila është pjesë e koalicionin qeverisës së bashku me AAK-Nisma, AKR e partitë e tjera është kundër që vendi të shkojë në zgjedhje parlamentare të jashtëzakonshme.

Shkuarjen në zgjedhje të reja po e kërkon Lidhja Demokratike e Kosovës.

Por, nënkryetari i PDK-së dhe shef i grupit parlamentar, Memli Krasniqi ka thënë se nuk duhet të ketë zgjedhje dhe institucionet duhet ta qojnë mandatin deri në fund.

“Qëndrimi ynë është i qartë për këtë çështje. Nuk duhet te këtë zgjedhje dhe mandati i institucioneve duhet te respektohet deri ne fund”, ka deklaruar Krasniqi për lajmi.net.

Kundër kërkesës së LDK-së, për zgjedhje të reja është shprehur edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe deputeti i saj, Muharrem Nitaj ka thënë për lajmi.net se nuk ka shenja që vendi të shkojë në zgjedhje. Madje ai për lajmi.net ishte shprehur se LDK nuk mund të caktojë datën për zgjedhjet.

“Është e natyrshme që opozita të kërkoj zgjedhje, por nuk është LDK-ja ajo që vendosë se kur duhet të mbahen ato. Njëherë nuk ka asnjë shenjë për zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Nitaj.

LDK synon që gjatë javës së ardhshme të mbledhin në një tryezë liderët e partive politike, për të caktuar një datë të zgjedhjeve të parakohshme, në të kundërtën kanë kërcënuar Qeverinë me mocion mosbesimi në Kuvend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një veturë ka goditur turmën në qytetin Münster të Gjermaninë…