Krasniqi: Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës

06 dhjetor 2022 | 20:44

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas sulmit ndaj zyrtarëve policorë e atyre komunalë të zgjedhjeve, të cilët u sulmuan nga disa persona të maskuar në veri të vendit.

Krasniqi, përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës.

“Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës! Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut. Kandidatët tanë janë kërcënuar. Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri. Fol Kryeministër!”, ka shkruar Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portugalia e ka shtuar epërsinë në 2-0 në ndeshjen ndaj…