
Krasniqi shkruan në Librin e Ngushëllimeve për tragjedinë e tërmetit në Turqi
08 shkurt 2023
| 15:03
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve në Ambasadën e Turqisë me rastin e tragjedisë së tërmetit që u mori jetën mijëra personave.
“Ngushëllimet më të thella të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe uroj shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit. Duke shprehur solidarizimin e plotë me dhembjen dhe vështirësitë që po kalon populli turk në këtë orë të errët, uroj që sa më parë, si popull dhe si shtet të gjejnë forcën dhe të ringriten nga kjo fatkeqësi. Kosova do të qëndrojë pranë Turqisë dhe popullit mik turk”, ka shkruar Krasniqi.