Ky është 59-vjeçari që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë

08 shkurt 2023 | 14:38

Mbrëmë është raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në rrugën ‘Sylejman Vokshi’ në Prishtinë, ku një person ishte gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i ndjeri është Shaqir Mustafa, 59-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kishin pranuar thirrje për ndihmë, pasi 59-vjeçari ishte pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës kishte dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e Mustafës.

Në trupin e të ndjerit nuk janë vërejtur shenja dhunë, mirëpo nuk dihen ende shkaqet që mund të kenë shkaktuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Rahovec nga 15 deri më 19 shkurt do të…