Krasniqi takon Escobarin: Marrëveshja me Serbinë duhet të përfshijë njohjen

01 shkurt 2023 | 14:56

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së tij në ShBA, është takuar me zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, me të cilin tha se ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon.

Në diskutim me Escobarin, lideri i PDK-së ka pohuar se marrëveshja me Serbinë duhet të përfshijë njohjen.

“Gjatë vizitës zyrtare në ShBA, takova zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, që është edhe i Dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon. Z. Escobar i shpreha edhe një herë qëndrimin e vazhdueshëm të PDK-së në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë dhe nevojën e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, që përfshinë njohjen reciproke”, ka bërë me dije Krasniqi.

Ai ka theksuar se për Kosovën, rreshtimi dhe koordinimi me ShBA-të është i pa alternativë në rrugën e integrimit dhe forcimit të shtetit tonë.

“Fuqizimi i raporteve bilaterale dhe strategjike ndërmjet Kosovës dhe ShBA-ve është i padiskutueshëm dhe i pandryshueshëm”, ka deklaruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja për Bashkim që drejtohet nga Valon Murati ka deklaruar…