Krasniqi takon kryetarët e rinj të katër komunave të veriut të Kosovës

11 maj 2023 | 12:13

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqit, i shoqëruar nga asistentja ekzekutive e kryeministrit, Arta Berisha, ka pritur në takim kryetarët e rinj të zgjedhur në komunat, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Me këtë rast, Krasniqi ua ka uruar kryetarët e rinj detyrën e re.

“Erdenit, Lulzimit, Izmirit dhe Ilirit i kam uruar përgjegjësinë dhe detyrën e re. MAPL-ja do të jetë në koordinim me kryetarët dhe asamblistët e zgjedhur në konstituimin e organeve komunale, brenda afateve kohore të përcaktuara me ligj”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Vedat Muriqi është një prej…