Krasniqi takon në Bruksel zyrtarët e ALDE-s, diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë

17 nëntor 2023 | 13:19

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka takuar në Bruksel presidentin e ALDE-s, Ilhan Kyuchyuk dhe Sekretarin e Përgjithshëm Didrik De Schaetzen.

Krasniqi përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se me dy zyrtarët e ALDE-s kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Që nga 3 dhjetori i vitit të kaluar, kur PDK u bë anëtare me të drejta të plota në Partinë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE) – bashkëpunimi i ndërsjellë ka qenë në nivel të shkëlqyeshëm. Në Bruksel, presidentin Ilhan Kyuchyuk dhe Sekretarin e Përgjithshëm Didrik De Schaetzen, i falënderova për mbështetjen e vazhdueshme ndaj PDK-së. Bashkë me dy miqtë e mi diskutuam edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, rajon dhe Evropë, e veçanërisht për përgatitjet e partive anëtare të ALDE-s për zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian, në pranverën e vitit 2024”, ka njoftuar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Mitrovicën e Jugut ka shtuar aktivitetet për vetëdijesimin…