Policia shton kontrollet për verifikimin e shoferëve që nuk i kanë pajisjet dimërore

17 nëntor 2023 | 13:13

Policia në Mitrovicën e Jugut ka shtuar aktivitetet për vetëdijesimin e shoferëve që të mos drejtojnë automjetin pa pajisje dimërore.

“Me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit/sensibilizimit, të shoferëve që mos të dalin në trafik pa i pajisur veturat me pajisje dimërore, policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut, nga data 15 nëntor po shpërndajnë fletëpalosjeve për shoferë me këshilla kryesore për përgatitjen dhe ngasjen e automjeteve gjatë sezonit dimëror. Me fillimin e sezonit dimëror, njësitet policore do të rrisin kontrollin nëpër akset rrugore ku në fokus do të jenë pajisjet dimërore për automjete”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Për drejtuesit e automjeteve që nuk respektojnë rregullat e parapara sipas ligjit të komunikacionit rrugor do të shqiptohen gjoba. Për persona fizik gjoba është 40 euro, ndërsa për persona juridik gjoba është 100 deri në 300 euro.

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë shoferët për kujdes të shtuar që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve të rrugës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur të premten, Këshilli Prokurorial…