Arrestohet një person i kërkuar në Prishtinë
23 nëntor 2026
| 10:47
Njësitë e stacionit policor Qendra në Prishtinë, kanë realizuar me sukses arrestimin e një personi të kërkuar.
I arrestuari, E.S, mashkull, 37 vjeç, ishte i kërkuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” për të cilën ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin e gjykatës.



