Krasniqi: Unë vazhdoj me qenë në PDK, do të angazhohem për t’i fituar zgjedhjet e për ta hequr Albin Kurtin nga qeveria

12 nëntor 2025 | 16:21

Pasi dha dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se për të shmangur ndonjë spekulim, ai do të vazhdojë angazhimin e tij në këtë parti, duke thënë se aty i ka zyrat edhe punën.

Ai ka thënë se do të angazhohet për të fituar zgjedhjet dhe për ta larguar Albin Kurtin nga qeveria.

“Por, një gjë që me pasur të qartë, që mos me pasur ndonjë spekulim, unë këtu vazhdoj me qenë edhe zyrat këtu i kam edhe punën këtu e bëj edhe angazhimin e kam më i fituar zgjedhjet e me hjek Albin Kurtin prej qeverisë”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se deri të hënën do të jetë kujdestar për t’u siguruar që procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të shkojë siç duhet.

“Normal që do të jem se më takon me qenë kujdestar dhe që të sigurohem që procesi të hënën të shkojë si duhet. Besoj që është gjithçka në rregull. Unë vetëm i ftoj krejt kolegët e mi, anëtarët që i përmbushin kushtet që të shprehin vullnetin e tyre nëse ka, nëse jo, besoj që është e lehtë me gjet një rrugë të përbashkët me udhëheqësin tonë të ardhshëm, ndërsa i takon pastaj kryetarit sipas kompetencave staturore”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milazim Krasniqi, profesori dhe babai i ish-kryetarit të PDK-së, Memli…