Krasniqi uron 1 Majin: Nga Qeveria kërkojmë respekt dhe dinjitet në shtëpi, jo me valixhe për Evropë

01 maj 2024 | 12:06

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve ka thënë se nga qeveria aktuale kërkojnë respekt dhe dinjitet për punëtorët, dhe jo të marrin rrugën me valigje për në Evropë.

“Për punëtorët tanë, të drejtat e tyre dhe Kosovën tonë – nga Qeveria kërkojmë respekt dhe jo denigrim. Kërkojmë siguri, barazi, mundësi dhe dinjitet në shtëpi – jo më valigje për Evropë”.

“Punëtorëve të zellshëm të vendit tonë, atyre që përkundër sfidave dhe vështirësive vazhdojnë të mbajnë gjallë pulsin e zhvillimit të Republikës, urime 1 Majin. Mirënjohës secilit prej jush!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka deklaruar se…