
Krasniqi uron qytetarët për Vitin e Ri, veçanërisht Thaçin e Veselin
31 dhjetor 2021
| 15:07
Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka uruar qytetarët për ndërrimin e motmoteve.
Krasniqi falënderoi profesionistët shëndetësorë, policët e mësimdhënësit për punën e tyre në një vit pandemik.
Krasniqi veçanërisht ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, dhe ish-krerët tjerë të UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.
“Ndonëse padrejtësisht e presin të mbyllur ndërrimin e motmoteve, janë krenarë që populli i Kosovës feston i lirë”, është shprehur Krasniqi.