Krasniqi: Vizita e Grenellit mos ka të bëjë me termocentralin ‘Kosova e re’ dhe ‘Trepçën’

23 janar 2020 | 14:51

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, Milazim Krasniqi, ka komentuar  vizitën e të dërguarin special të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Sipas tij, vizita e ambasadorit Grenell ka të bëjë me termocentralin “Kosova e Re”, kundër ndërtimit të të cilit janë disa në Kosovë, si dhe me çështjen e “Trepçës”.

Postimi i plotë i tij në “Facebook”:

N’mujshi me e ditë pse ambasadori Grenell po e përmend veç zhvillimin ekonomik?! Unë nuk e di përgjigjen. Ama, (po them, thashë, siç thonë) mos ka të bëjë kjo deklaratë e tij najsen me termocentralin “Kosova e Re”, kundër ndërtimit të të cilit janë disa në Kosovë? Ndoshta ka të bëjë edhe me “Trepçën”, të cilën disa nuk kanë dashtë që të bëhet ndërmarrje publike, po që të shitej të dostat e tyre “poshto-zashto!” Nëse është ashtu, mosformimi i qeverisë, mund të ketë të bëjë me “qit sen.” E nëse, pas vizitës së tij, hiqet dorë prej atyre ide (otizmave), qeveria edhe mund të formohet më shpejt. Po tham, thashë, nuk e di, banë vaki.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur në…