Muharremaj me përfaqësuesit e “Hidroregjionit” bisedojnë për furnizimin me ujë të pijshëm

23 janar 2020 | 14:43

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e “Hidroregjionit” si dhe të CDI-së, me të cilët ka biseduar për furnizimin me ujë të të gjithë qytetarëve të kësaj komune.

Në këtë takim, Muharremaj ka folur në detaje për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në territorin e Suharekës.

“Ka përfunduar rrjeti i ujësjellësit në Nepërbisht, në përfundim e sipër është në Maqitevë dhe po dakordohemi që do të fillojë zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit edhe në Reqan. Dy basene të ujit do të ndërtohen në Reqan dhe Papaz. Në bashkëpunim me organizatën e CDI-së do të fillojë realizimi i projektit për impiantin e ujërave të zeza”, ka thënë Muharremaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve lokale, Komuna e Prizrenit…